LAJMI I FUNDIT:

U kritikuan se po i frikësojnë qytetarët me deklaratat për luftë, Konjufca: Nuk i themi të shkaktojmë frikë, por Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës

U kritikuan se po i frikësojnë qytetarët me deklaratat për luftë, Konjufca: Nuk i themi të shkaktojmë frikë, por Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur sot kritikave se me deklaratat e tyre për luftë po frikësojnë qytetarët.

Konjufca në një deklaratë para gazetarëve tha se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“E dinë e gjithë shoqëria jonë, e gjithë populli jonë, e dinë e gjithë bashkësia ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka hequr dorë kurrë.


Po të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për me iu përgjigj çfarëdo sfidave të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt. Askush nuk i thotë këto deklarata për me i frikësu apo për me shkaktu ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për me ju kundërvu çfarëdo tendence të Serbisë për me destabilizu Kosovën. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, u shpreh Konjufca.

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
Lexo po ashtu Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Ai tutje tha se ka grupe të cilat duan e kanë synim të destabilizojnë Kosovën.

“Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për me destabilizu Kosovën, ato ne nuk mundemi me rrejt e as me mashtru kërkon. Ato ekzistojnë, janë të strehuara në Serbi. Mirëpo, sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizu Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër.

Prej Serbisë ku ushtrojnë ata, ku i marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë. Ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”, u shpreh tutje Konjufca.

Kryetari i Kuvendit më tej tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndëshkojë Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori