LAJMI I FUNDIT:

U kapën me mbi 100 kg substanca narkotike, arrestohen gjashtë shqiptarë në Itali

U kapën me mbi 100 kg substanca narkotike, arrestohen gjashtë shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë gjatë operacionit “Hermanos”, të një dite më parë.

Bëhet e ditur se 18 persona janë akuzuar për trafikimin e 109 kg kokainë e marihuanë, nga të cilat 47 kg janë sekuestruar.

ABC News raporton se grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qendrore ku sillte kokainën deri në Antwerp të Belgjikës e më pas në Itali. Ata janë gjithashtu përgjegjës dhe për një tentativë vrasje në Ibiza të Spanjës. Të arrestuarit janë italianë, rumunë dhe shqiptarët, emrat e të cilëve janë më poshtë:


1- Renato Nikaj, 29-vjeç banues në Sesto S. Giovanni,

2-Florian Qemali, 40-vjeç banues në Bagnolo Mella,

3-Arian Rezi i njohur si Visi, 39-vjeç nga Tirana,

4-Edmir Demiraj i njohur si Edi, 39-vjeç, banues në Shqipëri,

5-Andi Shkurti, 42-vjeç,

6-Ilir Kuçi, 50-vjeç lindur në Berat e banues në Milano.