LAJMI I FUNDIT:

U kap duke biseduar në telefon derisa po voziste, shoferja tenton të ikë – polici kërcen mbi kapakun e motorit

U kap duke biseduar në telefon derisa po voziste, shoferja tenton të ikë – polici kërcen mbi kapakun e motorit

Një polic trafiku të cilit nuk iu tremb syri është filmuar duke qëndruar mbi kapakun e motorit të një veture në lëvizje, pasi shoferja e saj ishte munduar të ikë kur kishte vendosur ta gjobit për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Polici kishte ndalur shoferen që po bisedonte në telefon derisa ishte prapa timonit, dhe kur u largua për pak metra për të kontrolluar targat e saj, vendosi të ikë me shpejtësi.


Megjithatë kjo nuk e ndali 27-vjeçarin të hidhet mbi veturë dhe t’i bërtas tërë kohën që të ndalet. E gjithë kjo ngjarje është filmuar në Krugersdorp të Johannesburgut në Afrikën e Jugut.

E një shofer tjetër që ishte afër tyre vendosi ta filmojë gjithë ngjarjen, ku shihej polici i varur mbi kapakun e motorit të veturës që po lëvizte nëpër rrugët e qytetit.

Por, pasi që e kupton se nuk ka nga t’ia mbajë pasi i ishin vënë pas vetura tjera të policisë, shoferja ndalet. E sipas policisë së Johannesburgut, shoferja është dënuar për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, rrezikim të jetës së zyrtarit policor dhe rezistimit të arrestimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori