Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F.S, me të cilën obligohet Komuna e Pejës që t’ia kompensojë dëmin në shumën 3 mijë e 200 euro, për shkak të kafshimit nga qentë endacakë në qytetin e Pejës.
Aktgjykimi është marrë nga gjyqtarja e çështjes Merita Baloku, e cila ia aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F.S, duke e detyruar të paditurën Komunën e Pejës, t’ia paguajë shumat e specifikuara e atë në përgjithësi prej 3 mijë e 200 euro.
Gjyqtarja Baloku gjithashtu ka detyruar të paditurën që paditëses në emër të shpenzimeve procedurale t’ia paguajë shumën prej 1 mijë e 353 euro, ndërsa i refuzoi kërkesën përtej shumës së aprovuar si të pabazuar.
Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se pas vlerësimit të të gjitha provave me kujdes dhe ndërgjegje të gjitha veç e veç, e të gjitha në kuptim të nenit 8 të LPK-së, si dhe në bazë të rezultatit të tërësishëm të procedurës së zhvilluar në çështjen kontestimore, gjykata kishte vërtetuar gjendjen faktike.
Tutje thuhet se paditësen më 30 maj 2020, në orën 08:30, në afërsi të shkollës fillore “Dardania”, në Pejë, derisa ishte duke ecur në rrugë dy qenë endacakë e sulmojnë dhe e kafshojnë në pjesë të ndryshme të trupit, duke pësuar kështu lëndime trupore.
Këtë gjendje, thuhet se gjykata e kishte vërtetuar përmes raportit informues të stacionit policor të sektorit të hetimeve.
Nga tërë procedura e zhvilluar dhe bazuar në provat e administruara, gjykata ishte mbështetur në këtë gjendje të vërtetuar faktike, e sidomos tek raporti informues i stacionit policor dhe fotot që gjenden në shkresat e lëndës, andaj e vërtetoi bazën e kërkesësëpadisë së paditëses.
Ndërsa, sipas aktgjykimit, për vendosjen e lartësisë së kërkesëpadisë, thuhet se kishte ndikim ekspertiza e ekspertëve nga lëmia e mjekësisë, dr. Nazmi Morina, ortoped dhe dr. Mit’hat Bala, neuropsikiatër, të cilët pas ekzaminimit të paditëses kishin dhënë mendimin e tyre lidhur me lëndimet e pësuar të paditëses.
Sipas aktgjykimit, ekspertët i kishin vlerësuar si lëndime të lehta trupore, e që nga kjo gjykata kishte vendosur dhe i aprovoi shumat si në dispozitivin e aktgjykimit.
Tutje, në aktgjykim thuhet se gjatë vendosjes gjykata kishte pasur parasysh edhe kundërshtimet e palës së paditur Komuna e Pejës, gjatë shqyrtimit kryesor dhe në fjalën përfundimtare, mirëpo të njëjtat nuk kishin qenë me ndikim për të vendosur ndryshe.
Po ashtu, thuhet se nga fakti se e paditura Komuna e Pejës, nuk e kishte argumentuar faktin se bazuar në ligjin nr.2004/21, Ligji për Veterinari, neni 13 pika c dhe e, vërtetohet legjitimiteti pasiv i Komunës së Pejës, andaj gjykata e obligoi të paditurën si më lartë.
Sipas padisë së ushtruar më 13 korrik 2020, paditësja F.S po kërkon kompensimin e dëmit në vlerë prej 5 mijë euro, nga e paditura Komuna e Pejës.
Sipas padisë, në Pejë, në rrugën “Anton Çeta”, e në afërsi të shkollës fillore “Dardania”, më 30 maj 2020, rreth orës 08:30, derisa paditësja ishte duke ecur nëpër rrugën e asfaltuar, dy qentë endacak, e sulmojnë dhe kafshojnë në pjesë të ndryshme të trupit, andaj e njëjta me ndihmën e kalimtarëve të rastit mezi arrin që t’i largojë qentë.
Në padi thuhet se si pasojë e lëndimeve të pësuara nga kafshimi i qenve në këmbë dhe në krahë, paditësja ishte dërguar në Q.M.F. “Dardania”, në Pejë, ku mjeku pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse mjekësore ka konstatuar se në trupin e paditëses nga kafshimi i qenve ishin shkaktuar plagë dhe vrragë të theksuara, për çka urgjentisht i është rekomanduar që ta marrë serumin kundër helmimit, njofton betimiperdrejtesi/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj