U jepet lamtumira e fundit dy të vrarëve në Gostivar

Varrimi i tyre u bë pasditen e të mërkurës, ndërsa në varrim morëm pjesë edhe kreu i RDK- së, Rufi Osmani, ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe personalitete të tjera nga jeta politike. Pas lutjes së fundit që u bë nga hoxhallarët, me një referat dy shokëve të tyre iu drejtua edhe dega e Aleancës Kuq e Zi e Gostivarit, e cila dënoi këtë akt mizor.
“Me hidhërim të thellë sot jo vetëm qytetarët e Pollogut por të gjithë viset shqiptare bashkohen me dhimbjen për humbjen e dy vëllezërve tanë. Më tej duke shprehur hidhërimin e madh për humbjen e dy vëllezërve tanë në letrat ngushëlluese thuhet se në këto moment të dhimbjes së madhe jemi pranë jush dhe ju sigurojmë se të tronditur nga tragjedia vajzat dhe djemtë kuq e zi nuk do të rijnë pa kërkuar llogari deri sa të vendoset drejtësia dhe fajtori të marr dënimin e merituar”, deklaroi Egzon Azizi, Aleanca Kuq e Zi-Gostivar. /Alsat-M/Telegrafi/

















































