U gjet pa shenja jete një person në Përpellac, Policia afër trupit të pajetë gjen një pistoletë dhe një gëzhojë

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit në Përpellac të Podujevës, ku të premten në ora 21:10 është gjetur në varrezat e fshatit një person pa shenja jete.
Policia njofton se afër trupit të pajetë është gjetur një pistoletë.
“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































