LAJMI I FUNDIT:

U fut në tren pa hixhab, policia iraniane e moralit e bëjnë për spital 16-vjeçaren

U fut në tren pa hixhab, policia iraniane e moralit e bëjnë për spital 16-vjeçaren

Aktivistët kanë akuzuar policinë iraniane të moralit për rrahjen e një vajze që nuk mbante hixhab.

Armita Geravand, 16-vjeçe, humbi vetëdijen pasi që të dielën u fut në metronë e Teheranit në stacionin Shohada, kanë bërë të ditur autoritetet iraniane, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet sesi 16-vjeçaren që kishte humbur vetëdijen, e nxjerrin nga treni.

Grupi për të drejtat e njeriut Hengaw, pretendon se vajzën e kanë sulmuar rëndë fizikisht policët e moralit, shkruan BBC.

Ata shtuan se Armita po shërohet në spitalin e Teheranit, Fajr, nën masa të rrepta të sigurisë dhe se telefonat e të gjithë anëtarëve të familjes së saj janë konfiskuar.

Të hënën autoritet burgosën gazetaren e Sharq e cila kishte shkuar në spital për të raportuar për rastin.

Hengaw që fokusohet në pakicën kurdë në Iran, ka njoftuar se Armita jeton në Teheran, por që me prejardhje është kurdë nga rajoni Kermanshah.

“(Atë” autoritet e sulmuan fizikisht në stacionin Shohad… për atë që konsiderohet si obligim bartja e hixhabit. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori