LAJMI I FUNDIT:

U fotografuan duke u puthur në kulmin e një ndërtese, arrestohen çifti nga policia iraniane

U fotografuan duke u puthur në kulmin e një ndërtese, arrestohen çifti nga policia iraniane

Alireza Japalaghy, një atlet i njohur iranian në veçanti për lëvizjet e tij nëpër mure në stilin “parkour” si dhe partnerja e tij, janë arrestuar nga policia e krimeve kibernetike në Teheran për shkak të “veprimeve vulgare”.

Gjithçka filloi kur një sërë fotografish të dyshes të shkrepura në kulmin e një ndërtese të postuara në rrjetet sociale i shfaq ata duke u puthur, veprim ky që ngriti në këmbë policinë iraniane, transmeton Telegrafi.


Policia e Teheranit ka bërë të ditur se “lëvizjet jokonvencionale që janë në kundërshtim me ligjet e Sheriatit”, ka bërë që dyshja të përfundojnë në pranga.

Këtë veprim të autoriteteve të vendit disa e kanë kritikuar ashpër, e një pjesë e tyre mendojnë se kanë vepruar mirë dhe në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/