LAJMI I FUNDIT:

Dhëndri nga Kosova i vë zjarrin banesës së vjehrrit në Vlorë, merr flakë edhe banesa ngjitur

Dhëndri nga Kosova i vë zjarrin banesës së vjehrrit në Vlorë, merr flakë edhe banesa ngjitur

Prishja e një martese dyshohet se ka shkaktuar djegien e dy banesave në Llakatund të Vlorës.

Burimet policore bëjnë me dije se një konflikt në familjen Fanaj mes anëtarëve të saj dhe ish-dhëndrit nga Kosova, ka gjeneruar një konflikt fizik, shkruan A2 news.


Më pas, dyshohet se ish-dhëndri ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën banesës së familjes Fanaj.

Për pasojë, flakët kanë përfshirë edhe banesën ngjitur, duke bërë që të dyja të digjen plotësisht.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të dëmtuar, ndërsa raportohet se disa anëtarë të familjes Fanaj janë paraqitur në spital për ndihme mjekësore si pasojë e dhunës fizike nga ish-dhëndri i tyre.

Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet për ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori