LAJMI I FUNDIT:

U desh të punonte falas thuajse gjatë gjithë karrierës së saj – historia e gruas që e filloi me matematikë dhe fitoi çmimin Nobel për Fizikë

U desh të punonte falas thuajse gjatë gjithë karrierës së saj – historia e gruas që e filloi me matematikë dhe fitoi çmimin Nobel për Fizikë

Profesoresha Donna Strickland është bërë gruaja e parë në 55 vjet për të fituar çmimin Nobel në Fizikë.

Së bashku me Arthur Ashkin dhe Gérard Mourou, ajo u nderua për “zbulime novatore në fizikën laserike”.


Në një intervistë me BBC, ajo ka thënë se arritja e vërtetë do të ishte kur të gjithë mund të bënin atë që ata ishin të mirë, pa pasur pengesa për shkak të gjinisë.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fizikantja kanadeze Donna Strickland u bë shkencëtarja e 209-të për të fituar çmimin Nobel në fizikë më 2 tetor.

Por siç thuhet më tej, ajo është vetëm e treta grua që ka fituar këtë çmim, gjë që tregon vështirësinë që shkencëtarët femra ende përballen.

Madje, për dallim nga viti 2018, vështirësitë me të cilat janë përballur shkencëtaret e mëparshme për të fituar Nobelin për Fizikë, 55 vjet më parë janë edhe më të tmerrshme. (Laureati i tretë më i hershëm ishte Marie Curie).

Njëra ndër to është edhe fizikantja teorike e lindur në Gjermani, Maria Goeppert-Mayer, e cila nuk mori një pozicion të paguar si fizikante deri në vitin 1959, vetëm katër vjet para fitimit të Nobelit të 1963-ës për punën e saj.

Biografia e Mayer

Sipas një biografie në internet, përcjell Telegrafi, Maria Göppert erdhi nga një familje e akademikëve. Babai i saj ishte një profesor i pediatrisë dhe ishte brezi i shtatë i studiuesve të universitetit në familjen e tij.

Kur Mayer ishte katër vjeçe, ai e dërgoi familjen nga Kattowitze në Göttingen kështu që ai mund të mësonte atje.

Mayer idolizoi të atin, kështu që pritej që ajo të merrte një arsimim të lartë për shkak të familjes së saj akademikësh.

Kështu Mayer ndoqi një shkollë të vogël private që përgatiste vajzat për provimet e hyrjes në universitet. Në vitin 1924 ajo u regjistrua në Göttingen në matematikë.

Nobeli në Fizikë shkon për tre shkencëtarë
Lexo po ashtu Nobeli në Fizikë shkon për tre shkencëtarë

Göttingen ishte atëherë një qendër botërore për fizikën (dhe studimi i ri i mekanikës kuantike).

Familja Göppert kishte miq të cilët ishin shkencëtarë të shquar dhe kontaktet sociale të Mayer përfshinin Niels Bohr dhe mësuesin e saj, Max Born.

Dhe ndërsa po merrte pjesë në seminarin e fizikës së Bornit, Mayer vendosi të studionte fizikën në vend të matematikës.

Studentët e tjerë të Bornit ishin Fermi, Oppenheimer, Dirac dhe von Neumann, dhe Mayer lulëzoi në këtë mjedis.

Për disertacionin e saj (1930), ajo kishte bërë një përllogaritje fizike, kalkulimi sfidues i cili u konfirmua eksperimentalisht në vitet 1960.

Punë pa pagesë

Goeppert-Mayer dhe bashkëshorti i saj Joseph Mayer, një kimist fizik, emigruan në SHBA në vitet 1930, ku Mayer gjeti një punë si profesoreshë në Universitetin “Johns Hopkins”.

Universiteti refuzoi të punësojë një grua gjatë “Depresionit” – pasi që ata që “siguronin bukën” e familjes, që mendohej se janë burrat, kishin nevojë për më shumë punë – dhe kështu Goeppert-Mayer punonte pa pagesë nga një zyrë e papërdorur në kampus.

Ajo bëri të njëjtën gjë kur Mayer u zhvendos në Universitetin e Kolumbisë, përcjell Telegrafi.

Kur Mayer iu ofrua një punë në Universitetin e Çikagos, universiteti i ofroi Goeppert-Mayer një punë si profesoreshë në Institutin për Studimet Bërthamore – dhe, përsëri, pa pagë.

Ajo u zgjodh në Akademinë Kombëtare të Shkencave dhe punoi në Laboratorin Nacional Argonne të SHBA.

Ishte vetëm viti 1959 kur asaj dhe burrit të saj iu ofrua një punë me pagesë të plotë, në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Ata u transferuan atje me dy fëmijët e tyre.

Fondacioni GE tani sponsorizon një çmim në emër të Goeppert-Mayer që nderon një shkencëtare të karrierës dhe siguron para për të për të udhëtuar në konferenca për të paraqitur punën e saj.

Gjithsesi, vlerësohet se pavarësisht nga seksizmi që disa prej shkencëtarëve femra, laureatët Nobel, janë përballur, diskriminimi ka mbajtur edhe shumë më tepër gra të tjera larg nga “radhët e para”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori