A u dëmtua Juventusi nga VAR-i në derbin me Interin - ky rast po komentohet shumë në mediat sociale
Tifozët e Juventusit protestuan për shkak të një kontakti të mundshëm për penallti mes Alessandro Bastoni dhe Denis Zakarias, i cili duket të jetë brenda zonës.
Nerazzurrët morën të tre pikët falë një penalltie të konvertuar në gol nga Hakan Calhanoglu në pjesën e parë.
Reprezentuesi turk e kishte humbur shansin e parë, por goditja nga pika duhej të ripërsëritej pasi Matthijs de Ligt hyri në zonë përpara se mesfushori të prekte topin. Më shumë polemika pati në pjesën e dytë kur Bastoni u përplas me Zakarian.
Massimiliano Irrati dha një goditje dënimi, por u deshën disa minuta për ta ekzekutuar atë, ndërsa VAR foli për disa minuta me arbitrin duke u përpjekur të kuptonte nëse kontakti ishte brenda zonës apo jashtë saj.
Ata përfundimisht konfirmuan goditjen e lirë për Juventusin, por imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale duket se tregojnë se Bastoni ra në kontakt me mesfushorin e Juventusit brenda zonës. Këmba e Bastonit është në vijë, e cila vlen pasi ai ishte brenda zonës së rreptësisë.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri refuzoi të komentonte vendimet e arbitrit pas ndeshjes, duke preferuar të diskutonte performancën e ekipit të tij. /Telegrafi/






























