Antoine Griezmann ka mohuar të ketë bërë komente kontroverse që po qarkullojnë në mediat franceze.

Sulmuesi 28-vjeçar gjoja vuri në dukje se shokët e tij të Barcelonës e kanë zili për atë që e ka fituar Kupën e Botës.


“Ata janë xhelozë për mua për Kupën e Botës 2018”, thuhet se Griezmann i tha France Football, duke përmendur gjithashtu se gruaja e tij nuk është vendosur ende në qytetin katalunas.

Sidoqoftë, ekipi menaxhues i lojtarit mohon çdo bisedë me gazetën ose duke thënë ato fjalë në mënyrë private, transmeton Marca.

messi griezmann Messi dhe Griezmann (Foto: Getty/Goal)

Vërejtjet e lartpërmendura vijnë në një periudhë të paqëndrueshme për Barcelonën që kohëve të fundit janë eliminuar nga dy turne.

Përshtatja e Griezmannit në klub u vu në dyshim në fillim të sezon, por francezi ka arritur të integrohet gradualisht në ekip. /Telegrafi/

telegrafi sport app