LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury nuk kursen asgjë kur bën parashikimin për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Tyson Fury nuk kursen asgjë kur bën parashikimin për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Tyson Fury nuk kurseu asgjë pasi dha një parashikim shokues për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul.

Tyson do të përballet me Paul në AT&T Stadium më 20 korrik në një ndeshje që do të transmetohet në Netflix.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e legjendës së boksit që nga ekspozita e tij kundër Roy Jones Jr në nëntor 2020.


Tifozët janë të shqetësuar për Tyson Furyn teksa u publikuan pamjet e reja përpara ndeshjes me Oleksandr Usyk
Lexo po ashtu Tifozët janë të shqetësuar për Tyson Furyn teksa u publikuan pamjet e reja përpara ndeshjes me Oleksandr Usyk

Sa i përket Paulit, ai bën një kthim të shpejtë në ring, pasi ka shënuar një fitore të madhe ndaj Ryan Bourland në fillim të këtij muaji.

Duke folur për The Stomping Ground, Tyson tha: “Unë mendoj se është fantastike për boksin. Këtë duel e fiton Mike, ai ka atë që duhet për ta fituar”.

“Ju keni një legjendë si Mike Tyson. Ju keni një YouTube-r që bokson tani (Jake Paul). Ai ka hyrë në lojë dhe e ka ndezur dhe ka miliona ndjekës, miliona shikime dhe miliona sy. I keq apo indiferent disa njerëz e duan atë, disa njerëz e urrejnë atë”.

Shqetësime për lëndime në tru para duelit me Jake Paul – reagon trajneri i Mike Tyson
Lexo po ashtu Shqetësime për lëndime në tru para duelit me Jake Paul – reagon trajneri i Mike Tyson

“Pra, mendoj se është një spektakël vërtet i mirë për boksin. Sjell shumë njerëz në lojë”.

Fury shtoi: “Dëgjo, kush jam unë që të them, ‘Oh, Mike Tyson nuk duhet të boksojë ose Jake Paul nuk duhet të boksojë’, fat për ta. Ata të dy do të bëjnë atë që unë e quaj tona me para prej këtij dueli. Pra, a nuk bëhet fjalë për këtë?”.

“Ata po luftojnë në një stadium të mrekullueshëm”, iu referua Fury AT&T Stadium, shtëpia e Dallas Cowboys.

Lëvizje të shpejta dhe goditje 'shkatërruese' - Jake Paul duhet të shqetësohet nga Mike Tyson
Lexo po ashtu Lëvizje të shpejta dhe goditje 'shkatërruese' - Jake Paul duhet të shqetësohet nga Mike Tyson

“Do të ishte fantastike që të dy djemtë të paguhen, të dy do të bëjnë një shfaqje. Thjesht nuk e di se çfarë nuk më pëlqen. Oh, mirë, Tyson është 57 vjeç, por ai është një ish-mbret i padiskutueshëm i peshave të rënda botërore dhe Paul luan në kompjuterë për të jetuar dhe ai ka ardhur në boks rreth një vit më parë. Pra, një ndeshje mjaft e barabartë”.

“Nga të qenit fëmijë në Disney Channel e deri te luftimi me Mike Tyson. Kush nuk do të donte ta bënte këtë?… Njerëzit thonë, ‘Oh, është një shfaqje e shëmtuar’, kjo, ajo dhe këso gjëra”.

“Por, vë bast se ata ende e shikojnë atë. Kush nuk është i emocionuar për këtë duel?”, ka shtuar më tej Fury. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Kalo në kategori