Twitter-it të Elon Muskut po i vjen fundi – me vdekje të ngadaltë dhe të mërzitshme

Nga: Jemima Kelly / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Nëse Elon Musku ka të drejtë për atë se Twitter-i është vendimtar për të ardhmen e qytetërimit, atëherë për të gjithë ne gjërat po duken të zymta. Ndërprerjet po shtohen, të ardhurat nga reklamat janë ulur dhe kompania që vetëm katër muaj më parë kishte fuqi punëtore prej 7 500 personave, tani punëson vetëm 2 000 – pas një raundi tjetër të shkurtimeve të vendeve të punës.
Kur në tetor Musku e merr përsipër platformën e mediave sociale, personi që ndonjëherë është më i pasur në botë tha se nuk po e bën këtë për të fituar para, por për t’u “përpjekur për ta ndihmuar njerëzimin”. Ishte i përcaktuar ta bënte Twitter-in më të mirë, tha ai, sepse është “e rëndësishme – për të ardhmen e qytetërimit – që të kesh një shesh të përbashkët digjital të qytetit, ku një gamë e gjerë e besimeve mund të debatojnë në mënyrë të shëndetshme “.
Kohët e fundit, nuk e kam parë Muskun duke marrë pjesë në shumë debate serioze – të shëndetshme apo e kundërta e kësaj – megjithëse e kam parë atë duke postuar një ngarkesë të madhe memesh të nivelit të tretë dhe duke rishpërndarë batutat e tij të këqija. Gjithashtu e pyes veten nëse dikush që raportohet se ka 80 inxhinierë për ta rregulluar algoritmin në mënyrë që “cicërimat” e tij të jenë më të dukshme se ato të presidentit të ShBA-së, është vërtetë personi i cili do të arrijë ta shpëtojë Twitter-in dhe (sipas tij) ne të tjerët.
Megjithatë, në disa mënyra e gjithë kjo nuk ka rëndësi. Kurrë nuk prisja që Musku, kur e merr drejtimin e Twitter-it, papritur do t’i rezistojë dëshirës për batuta të kota, as të ndalojë së përhapuri – në mënyrë të papërgjegjshme – pretendimet e pabaza për 130 milionë ndjekësit e tij, as të përmbahej nga përdorimi i platformës për përfitimet e veta personale. As nuk prisja se ai do të jetë në gjendje – apo se do të dëshironte – të lejojë fjalën e papenguar të lirë në këtë platformë.
Mbi të gjitha, Twitter-i më shumë duket si një lloj i skenës së tmerrshme të natës ku secili ka qasje në mikrofonin e hapur, sesa një “shesh digjital i qytetit”, kështu që gjithmonë më dukej shumë e largët ideja se Musku do ta përdor – disi atë – për të na bashkuar. Ajo që me të vërtetë prisja ishte se Twitter-i thjesht do të vazhdojë të ishte po aq i keq dhe po aq i mirë – siç ka qenë përpara se Musk ta merrte përsipër.
Por, gjatë katër muajve – që nga marrja e detyrës – po ndihet se Twitter-i dukshëm është përkeqësuar. Të paktën për mua, kjo nuk ka të bëjë me atë se përmbajtja është bërë më fyese, ose më agresive, ose më e rrejshme. Nuk bëhet fjalë as për defektet e rregullta teknike – si rrjedha e postimeve [timeline] që shumë përdorues vërejtën se nuk funksionon kur të mërkurën e vizituan faqen. Thjeshtë, ndihet disi si vend më pak emocionues se dikur; thjeshtë, ndihet paksa … i mërzitshëm.
Në përpjekjen për të kuptuar nëse kjo pikëpamje mbështetet më gjerësisht, këtë javë bëra një sondazh në Twitter për të kuptuar nëse njerëzit mendonin se platforma kishte ndryshuar – ose jo – në katër muajt qëkur Musk e bleu atë. Dhashë katër përgjigje të mundshme (të cilat pa dyshim mund të anoheshin te negativja), duke u bazuar tek ajo që kisha parë dhe dëgjuar se çfarë tashmë njerëzit thoshin për të: “Është shumë, shumë më keq”; “Është paksa më keq”; “Më mirë! Fjala e lirë njerëz!” dhe, e fundit, “Nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim”.
Pas 24 orëve, rezultatet u shpallën. Nga më shumë se 2 000 njerëz që votuan, vetëm gjashtë për qind thanë se Twitter-i ishte përmirësuar qëkur merret nga Musku, me pak më shumë se 17 për qind që thanë se nuk kishin vënë re ndonjë ndryshim. Kjo do të thotë se më shumë se tri të katërtat e të anketuarve mendonin se ishte përkeqësuar: 31 për qind shkuan për “shumë, shumë më keq”, dhe grupi më i madh, 46 për qind, thanë se Twitter-i paksa është përkeqësuar.
Kjo është edhe përvoja ime. Twitter-i po bëhet produkt më pak interesant. Përveç të gjitha defekteve, gabimeve dhe ndërprerjeve, ka rënë ndjeshëm përvoja e përdoruesit të Twitter-it. Skeda “Për ty” [For You] e përzgjedhur në mënyrë algoritmike e të cilën Musk e lansoi në janar, përjetohet më shumë si diçka nga platformat tjera të mediave sociale – shumë fotografi, video dhe përmbajtje të tjera virale që mund të jenë një lloj i varësisë, por që gjithashtu dhe krejtësisht shmangen nga esenca. Për këtë ne tashmë e kemi Instagram-in.
Twitter-i gjithashtu e ka ndalur lejimin e aplikacioneve të palës së tretë – që kanë qenë pjesë integrale e përvojës së përdoruesit dhe e vetë zhvillimit të Twitter-it – që të kenë qasje të lirshme në të dhënat, që do të thotë se shumica e këtyre aplikacioneve tashmë nuk funksionojnë.
Dhe, pavarësisht se reklamat duken se shfaqen shumë më tepër se më parë, shumë reklamues kanë ikur, duke shkaktuar rënie të të ardhurave. Duket se edhe përdoruesit mund t’i ndjekin ata: sipas SimilarWeb-it, një kompani e inteligjencës së të dhënave, trafiku total i Twitter-it ra me dy për qind në janar krahasuar me një vit më parë. Ende nuk janë të disponueshme të dhënat e plota për muajin shkurt, por gjatë 28 ditëve – deri më 25 shkurt – trafiku ka rënë me pesë për qind.
Në një moment mund të jetë ndier se është i pathyeshëm, por Twitter-i nuk do të zgjasë kurrë përgjithmonë – efekti i rrjetit që deri tash na ka mbajtur gjithë ne në këtë platformë, kurdoherë në një moment do t’ia lë vendin rrjetit tjetër. Kur më në fund vjen vdekja e Twitter-it, nuk mund t’ia hedhim gjithë fajin Muskut. Megjithatë, mund ta fajësojmë se e bëri kaq të mërzitshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës