LAJMI I FUNDIT:

Twitter njoftoi se duke filluar nga muaji nëntor, do t’i ndalojë të gjitha reklamat politike

Twitter njoftoi se duke filluar nga muaji nëntor, do t’i ndalojë të gjitha reklamat politike

Drejtori i përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey ka bërë të ditur nëpërmjet në postimi, se platforma të cilën e drejton, nga muaji nëntor më nuk do të shpërndajë reklama politike, të cilat do të ofronjnë mesazhe të padëshiruara te përdoruesit, veçanërisht nga blerësit e reklamave që udhëheqin sistemin.

“Kemi vendosur që t’i ndalojmë në mënyre globale, të gjitha reklamat politike. Ne besojmë se arritja e mesazheve politike duhet të fitohet, jo të blihet”, thuhet në postimin e Dorseyt, që menjëherë u pëlqye dhe u shpërnda me dhjetëra mijëra herë, transmeton Telegrafi.

Për të arsyetuar këtë vendim, Dorsey shkroi edhe disa postimet tjera, për të treguar se reklamat që kanë të bëjnë me politikë, më nuk do të jenë pjesë e këtij rrjeti social.


“Mesazhi politik arrihet, kur njerëzit vendosin ta ndjekin një llogari dhe të shpërndajnë postimet që bëhen në të. Nuk besojmë se kjo mund të arrihet, duke paguar për shpërndarjen e postimeve”, thuhet në një nga postimet e tij.

Sipas tij, reklamimi nëpërmjet internetit ka ndikim të fuqishëm komercial, mirëpo sa i përket politikës, mund të ketë rreziqe të mëdha, sepse vota e hedhur mund të ndikojë në jetën e miliona njerëzve.

Ndalimi i reklamave politike hyn në fuqi 22 nëntor, derisa më shumë informacione lidhur me këtë rregull do të behën të ditura më 15 nëntor. Doresey tha se për reklama të caktuara me natyrë politike, siç janë ato në mbështetje të regjistrimit të votuesve, do të bëhen përjashtime. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

Teknologji
Kalo në kategori