LAJMI I FUNDIT:

‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, u ndanë 15 shpërblimet me nga 100.000 denarë

‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, u ndanë 15 shpërblimet me nga 100.000 denarë

Sot Lotaria e Maqedonisë në emisionin në ‘Kanal 5’ e mbajti edicionin e dytë ku u ndanë 15 shpërblime me nga 100.000 denarë.

Sërish banorët e Shkupit kryesojnë me fitimet e këtyre dhuratave ndërsa më interesant është që asnjë fitues nuk është nga qytetet me shumicë shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.


Prej 15 shpërblimeve, Shkupi kryeson me tetë fitues, Manastiri me dy dhe me nga një Kavadari, Negotina Probishtipi, Ohri dhe Velesi.

TVSH-ja ime: Fillon pagesa për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor
Lexo po ashtu TVSH-ja ime: Fillon pagesa për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor

Edicioni i tretë për ndarjen e 100.000 denarëve do të mbahet sërish në muajin e ardhshëm më 4 mars ndërsa më 18 mars do të jetë edhe shpërblimi i dhuratës kryesore me tre milionë denarë./Telegrafi/