LAJMI I FUNDIT:

Tuzi uron Kosovën për pavarësi

Tuzi uron Kosovën për pavarësi

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë.

Gjeloshaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, kjo festë është për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.


“Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë. Kjo është festë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi!
Po ashtu është edhe moment reflektimi për të kujtuar të gjithë ata që kontribuuan për liri dhe pavarësi,e posaçërisht dëshmorët! Gëzuar Kosovë, Ju dëshiroj prosperitet dhe suksese në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Gjeloshaj. /Telegrafi/