Çdokush që është i pasionuar pas veshjeve sportive, do të ketë mundësinë të shpalosë veshjen e tij në këtë stinë të nxehtë të verës.
Modelet e reja
Nuk ishin pak, por të shumta sfilatat që shpalosën modele të reja dhe tendencat e fundit të verës së sivjetshme. Këtë verë mbretëresha e tendencës janë tutat. Femrat për të qenë sa më “trendy” duhet që të kenë në gardërobën e tyre pantallonat në formë tutash, të prera nga një copë e vetme dhe të lehta për t’u veshur. Tutat janë në modë. Kjo ishte kryefjala e disa prej sfilatave më të rëndësishme të pasarelave të modës dhe nuk ka ndonjë arsye që të mos ju pëlqejnë edhe juve. Tutat e quajtura edhe “jumpsuit” apo në versione të tjera më sportive “over-all” mund të vishen shumë lehtë. Aq më tepër ku stilistët këtë verë na e propozojnë, për të gjitha llojet e rasteve, elegancë e shik, sportive dhe për ditë të zakonshme.
Gati për t’i veshur
Tutat kanë një avantazh shumë të madh. Mjafton t’i vishni dhe kompleton veshjen tuaj. Nuk keni përse të sforcoheni për të bërë një kombinim sa më shumë të arrirë. Për këtë është preokupuar së tepërmi stilisti, duke ju pajisur në të njëjtën kohë si veshjen poshtë edhe atë lart, duke formuar kështu një veshje të përkryer. Nga ana tjetër mjaftojnë shumë pak aksesorë për të personalizuar look-un.
Tuta për të gjitha
Tutat kanë edhe avantazhe të tjera, i bëjnë secilës femër. E trajtuar si një veshje e përbërë prej të njëjtës copë, ngjyrë, gjatësi dhe siluetë. Mjafton ta rregulloni paksa me një rrip në mes bazuar në proporcionet tuaja. Sa më lartë belit të vendosni rripin aq më shumë do t’u zgjasë këmbët. Por edhe kjo zgjedhje mbetet në duart tuaja, pasi varet se çfarë keni dëshirë të duket më e gjatë, këmbët apo trupi.
Zgjidh të duhurat
Zgjidhni modelin e duhur. Kjo do të ishte këshilla kryesore, edhe pse tutat në llojin e tyre janë të kollajshme për t’u veshur. Shpeshherë janë të mëdha dhe në copa të buta e të lehta. Në këtë mënyrë përkëdhelin trupin duke mos e bezdisur asnjëherë. Të paktën kjo vlen në rast se ju zgjidhni modelin që bënë për ju. Por ama duhet pranuar se ka një të metë, në rastin e tutave mund të ndodhë që tuta të mos përshtatet me trupin tuaj. Në ato raste kur busti është më i shkurtër, pjesët e mbrapme të trupit tërheqin copën poshtë. Ndaj dhe para se t’i blini është mirë që ju t’i provoni dhe të shikoni se si ju rrinë më mirë dhe a u përshtaten me proporcionet tuaja. Duke kontrolluar kështu edhe bustin për gjatësinë e tij dhe për tutat mënyrën se si ju nxjerrin të mbrapmet. Një prej modeleve më të vlerësuara për këtë verë janë tutat “strapless”. Joshëse dhe shumë femërore në të njëjtën kohë, por edhe në këtë rast ju nuk duhet të harroni këshillën e mëparshme, t’i provoni. Kjo tutë në asnjë mënyrë nuk duhet marrë e tillë që t’ju shtrëngojë shumë, sidomos në pjesën e bustit, edhe pse shumë femra i duan të ngushta për të nxjerrë linjat. Nga ana tjetër kjo lloj tute nuk duhet të jetë e madhe që t’ju tregojë më të shëndetshme nga ç’jeni, pasi në këtë mënyrë ju humbisni të gjithë bukurinë e saj.
Kombinimi
Pasi i keni blerë, apo prerë, mund t’i kombinoni si të doni. Kështu tek një tutë klasike mund të vishni për sipër një xhaketë. Ndërsa një tutë më agresive mund të kombinohet me një xhup lëkure. Ndërsa tuta e tjera mund t’ju krijojnë mundësinë që të mos i vishni më asgjë lart te shpatullat duke ju bërë që të dukeni shumë mirë. Por në rast se dëshironi të vishni diçka patjetër edhe një bluzë hedhur shpatullave do të ishte shumë këndshëm dhe nuk do ta rendonte veshjen. Një tjetër kombinim që ju bënë të dukeni shumë trendi është edhe kombinimi me çizme. Por për një look më pak të dukshëm duhet të përdorni këpucë me temina, shkëlqim. Edhe sandalet duken mirë me tutat, qofshin këto të sheshta apo me rripa, mjafton që të jenë të lehta dhe ngjyrë të bukur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Thjeshtësi që magjeps: Stiloni sipas shijes tuaj një pulovër me një shall të hollë
Në cilën pjesë të trupit mashkullit i pëlqejnë prekjet e femrës? Nuk janë nën bel!
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk