LAJMI I FUNDIT:

Turqia regjistron deficit buxhetor mbi 21 miliardë dollarësh gjatë vitit 2020

Turqia regjistron deficit buxhetor mbi 21 miliardë dollarësh gjatë vitit 2020

Bilanci i buxhetit të qeverisë turke tregon një deficit prej 21.2 miliardë dollarë në periudhën janar-tetor 2020.

Duke shënuar rritje prej 14 për qind nga viti i kaluar, të ardhurat e buxhetit të Turqisë arritën në 120 miliardë dollarë në 10 muajt e parë të këtij viti.


Shpenzimet e buxhetit të vendit arritën në 141.1 miliardë dollarë, një rritje prej 18 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Bilanci i buxhetit, duke përjashtuar pagesat e interesit, shënoi një deficit prej 3.8 miliardë dollarë në periudhën 10-mujore.

Të ardhurat nga taksat arritën në 95.5 miliardë dollarë, ndërsa pagesa e interesit ishte 17.4 miliardë dollarë në periudhën e njëjtë.

Këtë tetor, qeveria qendrore regjistroi deficit buxhetor prej 615.3 milionë dollarë deficit buxhetor, duke u zvogëluar për 67 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Të ardhurat e buxhetit arritën në 11.7 miliardë dollarë muajin e kaluar, duke u rritur për 42 për qind nga tetori i vitit 2019.

Shpenzimet e buxhetit muajin e kaluar arritën në 12.3 miliardë dollarë, një rritje vjetore prej 22 për qind.

Duke përjashtuar pagesat e interesit, bilanci i buxhetit të qeverisë qendrore regjistroi suficit prej 863.6 milionë dollarë muajin e kaluar.

Kursi mesatar i këmbimit dollar amerikan/lira turke këtë tetor ishte rreth 7.95, ndërsa një dollar mesatarisht u tregtua për rreth 6.86 lira në dhjetë muajt e parë të këtij viti. /AA/