LAJMI I FUNDIT:

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si ‘të gabuara dhe absurde’

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si ‘të gabuara dhe absurde’

Komentet e Donald Trump vazhdojnë të provokojnë një reagim të fortë nga aleatët dhe kundërshtarët e SHBA.

Turqia, anëtare e NATO-s, është e fundit që e përshkruan idenë e Trumpit për të zhvendosur banorët e Gazës diku tjetër si “të papranueshme”.

Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha se zhvendosja e kaluar e palestinezëve dhe vendosja e izraelitëve në ato zona është shkaku kryesor i konfliktit.


“Çështja e dëbimeve nga Gaza nuk është diçka që as rajoni dhe as ne do ta pranonim”, i tha ai agjencisë shtetërore Anadolu.

Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'
Lexo po ashtu Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

“Edhe të mendosh për këtë, për mendimin tim, është e gabuar dhe absurde”, shtoi kryediplomati turk, transmeton Telegrafi.

Kina, e cila ka marrëdhënie të ftohta me Uashingtonin, gjithashtu hodhi poshtë sugjerimin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian tha: “Kina ka besuar gjithmonë se sundimi palestinez është parimi bazë i qeverisjes së pasluftës në Gaza”.

Ai përsëriti mbështetjen e gjatë të Pekinit për një zgjidhje me dy shtete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Evropa
Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

Azia
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Kalo në kategori