LAJMI I FUNDIT:

Turqia pret nga Maqedonia t’i ekstradojë 86 shtetasit turk të Fetulla Gulenit

Turqia pret nga Maqedonia t’i ekstradojë 86 shtetasit turk të Fetulla Gulenit

Turqia pret nga Maqedonia e Veriut që të ekstradojë 86 shtetasit turk, të cilët dyshohen se kanë ndërlidhje me lëvizjen e Fetula Gulenit, të cilin Ankara zyrtare e konsideron si organizator për puçin shtetëror që ndodhi para pesë viteve.

“Gjatë katër viteve të fundit është rritur numri i kërkesave për deportim dhe ekstradim. Gjithsej 86 persona kërkohen për deportim, ndërsa për 20 prej tyre kërkohet ekstradim. Këto kërkesa janë dërguar tek autoritetet në Maqedoni, por deri tani nuk është ndërmarrë ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje”, deklaroi ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkok.

Ai tha se gjatë pesë viteve, ndër prioritetet e shtetit turk ishte pamundësimi i veprimit në Turqi dhe jashtë i lëvizjes së Gulenit, që Ankara e quan “Organizata terroriste e Fetullahut” – FETO.


“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, strukturat e FETO-s vazhdojnë të jenë të pranishëm në vend në institucione arsimore dhe shoqëri tregtare. Në çdo rast, tek autoritetet e Maqedonisë i përcjellim kërkesat tona për pamundësim të veprimit të strukturave të FETO dhe deportim të personave të ndërlidhur me FETO-n. Deportimi i strukturave të FETO-s do të paraqesin hapa konkret në aspektin e bashkëpunimit bilateral në luftën kundër terrorizmit”, tha ambasadori Sekizkok./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori