LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhuron dele në Kosovë, disa përfitues ankohen për gjendjen e kafshëve (Video)

Turqia dhuron dele në Kosovë, disa përfitues ankohen për gjendjen e kafshëve (Video)

Më shumë se 70 fermerë kanë përfituar sot dele.

Blerjen e 710 krerëve e bëri qeveria turke përmes agjencisë së saj TIKA dhe kjo ishte arsyeja pse vetë ambasadorja turke ishte e pranishme në shpërndarjen e tyre.


“Ishte një projekt i bereqetshëm, kjo shihet edhe nga shiu që po bie”, u shpreh ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Për njërin nga përfituesit kjo ndihmë është e mirëseardhur.

“Faleminderit që është kujtua për ne. Këto ndihma janë të mirëseardhura për ne”, shprehet një blegtor përfitues për Klan Kosova.

Por, dikush nuk u pa aspak i kënaqur me gjendjen e kafshës së marrë dhuratë.

“Gjendja e mbajtjes së kafshëve është shumë e keqe. Së pari ne e kemi kusht me i mbajtë se paku dy vite këto kafshë, por këto kafshë nuk e di a po mundemi me arritë mi dërgua në shtëpi, për shkak të gjendjes së tyre të keqe”, shprehet një fermer përfitues.

Ankesat e tilla nuk ishin të pakta në këtë ditë.

Por, ekspertët e angazhuar nga TIKA mohuan të jenë këto bagëti të sëmura.

“Këto bagëti kanë qenë në karantinë, dhe nga Agjencia e Veterinës të gjitha mostrat e gjakut janë marrë dhe asgjë nuk ka të dyshimtë”, shprehet eksperti i TIKA-s.