LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Bullgaria po hetojnë vizitat e terroristit të Zelandës së Re, pasi i kishte vizituar ato vende

Turqia dhe Bullgaria po hetojnë vizitat e terroristit të Zelandës së Re, pasi i kishte vizituar ato vende

Ankaraja ka nisur hetimet pasi doli se personi i dyshuar për sulmin terrorist të xhamisë së Zelandës së Re vizitoi Turqinë dy herë, kështu ka thënë një zyrtar turk.

Ekstremisti i djathtë i armatosur me armë gjysmë-automatike hyri në dy xhamitë në qytetin e Christchurch gjatë namazit të së premtes dhe vrau 50 persona dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, australiani Brenton Tarrant, 28-vjeçar, i cili është arrestuar dhe akuzuar për vrasje në Zelandën e Re, kishte vizituar Turqinë ku kishte “qëndruar për një kohë të gjatë”, tha zyrtari turk pa dhënë detaje tjera.


“Ne mendojmë se i dyshuari mund të ketë qenë në vende të tjera (nga Turqia) në Evropë, Azi dhe Afrikë. Ne po hetojmë lëvizjet dhe kontaktet e të dyshuarve në vend”, shtoi zyrtari, duke folur nën kushte anonimiteti.

Mediet turke njoftuan se një manifest i botuar në internet nga i arrestuari përmbante referenca specifike për Turqinë dhe çrrënjosjen e xhamisë së Aja Sofija në Stamboll dhe minaret e saj. Xhamia tani muze, dikur ishte kishë para se të shndërrohej në xhami gjatë Perandorisë Osmane.

Të gjitha lajmet nga Sulmet në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sulmet në Zelandën e Re

Edhe Sofja ka thënë se po hetonte lëvizjet e australianit që është arrestuar për vrasje pasi kishte vizituar Bullgarinë në nëntor të vitit 2018.

“Një turist, që besohet të jetë Brenton Harrison Tarrant, kaloi një javë në Bullgari dhe supozohet që ka vizituar vendet historike me qëllim që ta studionte historinë e vendit ballkanik”, tha kryeprokurori i Bullgarisë, Sotir Tsatsarov.

Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse kjo ishte “e saktë ose nëse ai kishte objektiva të tjera”.

Gjithashtu, i njëjti person bëri një vizitë të shkurtër në Ballkan në dhjetor të vitit 2016, duke udhëtuar me autobus nëpër Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori