LAJMI I FUNDIT:

Turqi, partia opozitare CHP zgjodhi liderin e ri

Turqi, partia opozitare CHP zgjodhi liderin e ri

Ndryshimi i lidershipit vjen pasi kryetari aktual i CHP, Kemal Kilicdaroglu humbi ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të majit.

Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës turke zëvendësoi të shtunën udhëheqësin e saj Kemal Kilicdaroglu me Ozgur Ozel-in.


Ozgur Ozel, një ish-farmacist dhe figurë partiake më pak e njohur, u bë lideri i ri me mbështetjen e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.

Ai mori 812 vota nga një nummër i përgjithshëm i mundshëm prej 1366 në kongresin e partisë në Ankara, të cilit iu deshën dy raunde votimi për të përcaktuar rezultatin.

“Ky është nderi më i madh i jetës sime,” tha Ozel pas shpalljes së rezultateve. “Ne jemi në rrugën e fitores në zgjedhjet lokale”, kur Turqia shkon drejt zgjedhjeve të rëndësishme lokale në mars 2024.

“Ne besuam në shndërrimin e dëshpërimit në shpresë, ne jemi plot shpresë,” tha Ozel ndërsa që u përshëndet nga mbështetësit e tij, duke përfshirë Imamoglun.

13 vitet e zotit Kilicdaroglu si kreu i CHP-së, krijuar nga themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk, përfunduan me kritika për mospranimin e tij që të jepte dorëheqjen pasi nuk arriti të kapërcejë pragun e mbështetjes prej 25 për qind për nivelin kombëtar.

“Unë e kam mbajtur me nder trashëgiminë e udhëheqësit tonë të madh Atatürk deri sot,” tha zoti Kilicdaroglu në platformën X, të njohur më parë si Twitter, duke pranuar rezultatin dhe duke uruar Ozelin.

“Dhe sot, me vendimin e marrë nga delegatët e kongresit tonë, i them lamtumirë pozitës së kryetarit”.

Ozel tani do të drejtojë CHP-në në zgjedhjet lokale të 31 marsit të vitit të ardhshëm.

Partia synon të rifitojë qytetet e mëdha, duke u mbështetur në sukseset e saj të mëparshme pasi fitoi Stambollin dhe Ankaranë ndaj partisë së Erdoganit në vitin 2019. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori