LAJMI I FUNDIT:

Turpi, pikëllimi dhe vetmia bëhen sëmundje mentale?!

Turpi, pikëllimi dhe vetmia bëhen sëmundje mentale?!

Turpi fëmijëror, depresioni pas humbjes së personit të afërt, varësia nga interneti dhe shumë forma të sjelljes, të cilat deri tani janë konsideruar të pazakonshme dhe ekscentrike, së shpejti në SHBA mund të kualifikohen si sëmundje mentale.

Këto janë udhëzimet që janë propozuar për edicionin e pestë të ndryshuar të manualit diagnostik dhe statistik të sëmundjeve mentale (DSM5), të cilën SHBA-ja e vlerëson si bibël të llojit të vet në fushën e shëndetit mental, por ka ndikim të madh edhe në punën e psikiatërve dhe psikologëve evropianë.

Edhe pse ndryshimet për të cilat bëhet fjalë nuk do të ndikojnë direkt në praktikën e tanishme klinike, e cila administrohet me udhëzime të ndryshme, ekspertët pohojnë që në rezultatin përfundimtar ato do të mund të ndikojnë në perceptimin dhe mënyrën e të menduarit të ekspertëve, dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë dëme të pariparueshme.

Miliona njerëz, në mes tjerash dhe në vendet evropiane, për shkak të tyre mund të marrin diagnoza psikiatrike, të cilat do të ndikonin negativisht në tërë jetën e tyre. Kështu turpi dhe të qenit i turpshëm do të mund të bëhet fobi shoqërore, tërheqja në vete të shndërrohet në sindromën e Asperger (autizimi), pikëllimi për shkak të humbjes së personit të dashur në depresion dhe kështu me radhë.

Ekspertë të tjerë, megjithatë, kritikojnë që përpjekjet që problemet e përditshme të shpirtit të njeriut të futen në sirtarin e definicioneve mjekësore do të sillnin më shumë dëm sesa dobi dhe miliona njerëz për shkak të tyre do të fitonin diagnoza dhe terapi të gabuara, shpesh edhe me ilaçe shumë të forta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori