LAJMI I FUNDIT:

Turma të mëdha nderojnë 20-vjeçaren që u vra në protestat e Mianmar – Facebook fshiu faqen e lajmeve të ushtrisë që mori pushtetin

Turma të mëdha nderojnë 20-vjeçaren që u vra në protestat e Mianmar – Facebook fshiu faqen e lajmeve të ushtrisë që mori pushtetin

Turma të mëdha kanë dalë në kryeqytetin e Mianmarit, Naty Pyi Taw për varrimin e një femre të vrarë në protestat kundër grusht-shtetit ushtarak.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Mya Thwe Thwe Khaing u qëllua në kokë pak para ditëlindjes së saj të 20-të, viktima e parë e të paktën tre personave të vrarë deri më tani në protesta.


Me këtë rast, mijëra persona dolën rrugën për ta nderuar 20-vjeçaren.

Ushtria vendase mori pushtetin në dorë në fillim të këtij muaji. Premtimet për të mbajtur zgjedhje të parakohshme nuk kanë arritur të kënaqin protestuesit, të cilët po kërkojnë gjithashtu lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi dhe anëtarëve të tjerë të partisë së saj Lidhja Kombëtar për Demokraci (NLD).

Ushtria pretendon se fitorja e madhe e NLD-s vitin e kaluar ishte një mashtrim por nuk ka dhënë prova.

Facebook bllokon faqen e lajmeve të drejtuar nga ushtria

Më herët, gjiganti i medieve sociale Facebook, fshiu një faqe të lajmeve të drejtuar nga ushtria e Mianmar.

“Në përputhje me politikat tona botërore, ne kemi fshirë ‘Faqen e Ekipit të Informacionit të Vërtet të Tatmadaw’ nga Facebook, për shkelje të përsëritura të Standardeve tona të Komunitetit që ndalojnë nxitjen e dhunës dhe koordinimin e dëmit”, deklaroi kompania. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori