LAJMI I FUNDIT:

Turisti filmoi momentin e shembjes së një pjesë të akullnajës (Video)

Turisti filmoi momentin e shembjes së një pjesë të akullnajës (Video)

Ky është momenti dramatik, kur një pjesë e akullnajës është shembur dhe ka rënë në liqe.

Prej masivit Perito Moreno që ndodhet në Patagonia të Argjentinës, u shkëput një pjesë e madhe dhe ra në liqenin Argentino Lago, transmeton Telegrafi.

Fillimisht shihen teksa shkëputen copëza të vogla, si paralajmërim i asaj që do të ndodhë brenda sekondash.

Mësohet se filmimi është bërë rastësisht, derisa turisti po përpiqej të merrte pamje sa më të mira të peizazhit.

Kjo akullnajë është atraksioni më i rëndësishëm turistik në atë regjion, teksa liqeni me ujërat e freskëta që ndodhet në afërsi është më i madhi në shtet. /Telegrafi/