LAJMI I FUNDIT:

Turistët nxitojnë të ngjiten në shkëmbin e shenjtë Uluru, para mbylljes së përhershme

Turistët nxitojnë të ngjiten në shkëmbin e shenjtë Uluru, para mbylljes së përhershme

Turma të mëdha të njerëzve kanë nisur ngjitjen në Uluru të Australisë, në ditën e fundit para se të ndalohet ky aktivitet.

Monoliti gjigant, që dikur është njohur për turistët si Shkëmbi Ayers, do të mbyllet përgjithmonë nga dita e shtunë.

Uluru konsiderohet vend i shenjtë për banorët indigjenë, Anangu, të cilët u kanë kërkuar një kohë të gjatë turistëve të mos ngjiten.

Vetëm 16 për qind e vizitorëve janë ngjitur në këtë shkëmb në vitin 2017, kur edhe është njoftuar për ndalimin, mirëpo ky aktivitet është shpeshtuar javëve të fundit.

Të premten, përcjell rel, ngjitësit janë përballur me vonesa për shkak të erërave të forta dhe të rrezikshme.

Pas tri orëve, zyrtarët kanë thënë se ngjitja është e sigurt.

Nga viti 1950, dhjetëra persona kanë vdekur në Uluru për shkak të aksidenteve, dehidrimit dhe incidenteve tjera të lidhura me nxehtësinë.

Uluru është shkëmb 348 metra i lartë, mirëpo ngjitja përcillet me rrëshqitje.

Gjatë verës, temperatura në këtë zonë mund të arrijë deri në 47 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori