LAJMI I FUNDIT:

Turistët e huaj shpenzime rekord në Shqipëri, 2.8 miliardë euro në vitin 2022

Turistët e huaj shpenzime rekord në Shqipëri, 2.8 miliardë euro në vitin 2022
Foto: Ilustrim

Turistët që erdhën nga jashtë kanë harxhuar më shumë para në Shqipëri se shqiptarët që pushuan në vend të huaj.

Reklama

Në vitin 2022, të huajt shpenzuan 2.8 miliardë euro në Shqipëri, ndërsa nga vendi ynë dolën rreth 1.8 miliardë euro. Me diferencën 1 miliard euro, Shqipëria shënoi rekord historik në të ardhurat e grumbullura nga turistët.

Prej disa vitesh Shqipëria është kthyer në një vend të pëlqyer, duke investuar në hoteleri e aktivitete të tjera shërbimesh e argëtimi.

Investimi, çmimet dhe reklama jashtë vendit kanë rritur flukset nga jashtë, dhe përveç fqinjëve nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, flukset e shtuara po shihen edhe nga Europa Lindore, vendet nordike dhe lindja e mesme.

Të dhënat e INSTAT tregojnë së në vitin 2022 hyrjet e të huajve arritën një rekord prej 7.5 milionë shtetasish, me një rritje rreth 35 për qind në krahasim me 2021-n.

Përveç plazheve dhe turizmit malor, vitin e kaluar Shqipëria joshi vizitorë edhe me aktivitete sportive si ai i finales së Conference Leage me ndeshjen Roma-Fejnord dhe disa festivale muzikore në Tiranë, Dhërmi, Shëngjin e Kavajë.

Nga ana tjetër edhe shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit, kanë pasur mundësi dhe oferta më të mira që nga linjat e udhëtimit e deri tek ofertat e hoteleve ku kanë rezervuar. Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia, ishte një arsye e shtuar për këto udhëtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Lajme
Numër simbolik i protestuesve në veri, punonjësit komunalë nënshkruhen në listat e evidencës

Numër simbolik i protestuesve në veri, punonjësit komunalë nënshkruhen në listat e evidencës

Lajme
Osmani takon kryeministrin britanik, deputetja Kearns: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës në të gjitha forumet

Osmani takon kryeministrin britanik, deputetja Kearns: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës në të gjitha forumet

Lajme
Zgjedhje të reja në veri? Cakolli: Presioni do të bie mbi palën serbe, duke e bërë të pamundur çfarëdo bojkoti nga Lista serbe

Zgjedhje të reja në veri? Cakolli: Presioni do të bie mbi palën serbe, duke e bërë të pamundur çfarëdo bojkoti nga Lista serbe

Lajme
Gjykata Speciale, Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e Specializuar

Gjykata Speciale, Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e Specializuar

Lajme
Kërkesat e BE-së për tejkalimin e situatës në veri dhe telefonatat e Kurtit me amerikanët

Kërkesat e BE-së për tejkalimin e situatës në veri dhe telefonatat e Kurtit me amerikanët

Lajme
Kalo në kategori