LAJMI I FUNDIT:

Turistët çekë bllokohen në Malin e Dajtit, policia iu vjen në ndihmë

Turistët çekë bllokohen në Malin e Dajtit, policia iu vjen në ndihmë

Policia iu ka ardhur në ndihmë dy turistëve nga Çekia, të cilët humbën rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, i vijnë në ndihmë dy turistëve çek, të cilët humbën rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit.

Sot, rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, kanë humbur rrugën, në një zonë me terren të vështirë, dy shtetas çek.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia. /Telegrafi/