LAJMI I FUNDIT:

Turistë holandezë magjepsen nga Mali i Tomorrit

Turistë holandezë magjepsen nga Mali i Tomorrit

Një grup turistësh holandezë, vizituan gjatë fundjavës Malin e Tomorrit në tentativë njohjeje të natyrës dhe kulturës së këtyre anëve.

Ata, fillimisht u akomoduan në Shtëpinë e Pritjes së Vizitorëve në fshatin Tomorr, ku u njohën me historikun e parkut, zonës rreth tij, florën dhe faunën, traditat dhe zakonet e zonës, të shoqëruar nga specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Berat.


Megjithë motin e paqëndrueshëm, grupi i vizitorëve u ngjit në lartësinë e fshatrave Tomorr i Madh dhe Tomorr i Vogël, ku vizituan dhe kalanë e vjetër që gjendet aty, shkruan Atsh.

Shoqëruesit u treguan për legjendat e malit dhe historinë e zonës, degëzimin e rrugës së vjetër tregtare të quajtur “Vrromi i Madh”, për Hanin e Perisnakës që tashmë është future dhe në fjalorin e përditshëm, për zhurmën tregtare që zhvillohej dikur në këtë vend, u folën edhe për Parkun Kombëtar të Tomorrit, bimësinë, kafshët, historinë e fshatrave të zonës dhe mbi të gjitha për traditat, dhe mikpritjen e veçantë.

Grupi i turistëve holandezë, të gjendur nën hijen e Malit të Madh, ndjenë peshën e rëndë të legjendave dhe gojëdhënave rreth enigmës së tij. Kjo ishte përshtypja e tyre para se të largoheshin.

Do të zbresin drejt fushave holandeze duke mbajtur mbi çantat e shpinës, gravitetin e rëndë të Dodonës Pellazgjike apo (Dodonës Dimër keqe) dhe mbi të gjitha përshtypjet nga qyteti muze i Beratit. /

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori