Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta që kishte këtë verë. 

Biondja, e cila në fillim të muajit korrik ishte në pushime me djalin në Turqi, këtë herë ajo është e shoqëruar nga një mike e saj.


Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, 34-vjeçarja ka publikuar një sërë imazhesh atraktive.

69373747 532069634230328 953988532240646144 n Tuna Sejdi/Foto: Instagram

Teksa në njërën prej fotografive e publikon pamjen e mahnitshme, në të tjerat Tuna ka vënë në pah fizikun joshës, linjat e së cilës janë për t'u pasur zili.

Përveç albumit "Fortuna", bukuroshja javë më parë lansoi këngën e re të titulluar "Nuk ma do zemra", projekt ky që u mirëprit nga publiku.

Gjithashtu, artistja Sejdi u kthye me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/

69830970 718437878580535 2178557319774732288 n Tuna Sejdi/Foto: Instagram

69496691 2422810511131104 2151299606183411712 n Tuna Sejdi/Foto: Instagram