Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Tuna Sejdi, prej disa ditësh po shijon pushimet në Turqi së bashku me dy djemtë e saj.

Krahas fëmijëve, ajo duket se është edhe me ish-partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha.


Ndonëse janë treguar të kujdesshëm në rrjete sociale pasi kanë ekspozuar vetëm fëmijët e tyre, të njëjtit janë kapur edhe bashkë.

WhatsApp Image 2021 07 09 at 21.42.06 1 Foto: Vipat e Bllokut

Në resortin ku po qëndron e gjithë familja, dyshja fotografohen bashkë në një imazh të publikuar nga faqja “Vipat e Bllokut”.

Kjo është paraqitja e parë publike e ish-çiftit, të cilët siç u raportua u ndanë gjatë vitit që lamë pas.

Sido që të jetë, Tuna dhe Patrisi u bënë prindër për herë të dytë në muajin maj.

Pas Tianit, ata mirëpritën një tjetër djalë të quajtur, Zen. /Telegrafi/