LAJMI I FUNDIT:

Tumblr arrin në 100 milionë blogerë!

Tumblr arrin në 100 milionë blogerë!

Shërbimi i famshëm i blogjeve, Tumblr ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve ka arritur të tejkalojë numrin prej 100 milionë blogerëve, të cilët kanë krijuar më shumë se 44.6 miliardë shkrime.

Kjo cilësohet si një rritje e shpejtë e faqes, duke marrë parasysh se vitin e kaluar, shërbimi kishte 50 milionë përdorues, ndërsa më 2 mars të këtij viti, kjo shifër ka arritur në 93 milionë.

Sipas faqes, vetëm dje gjatë ditës faqja ka regjistruar më shumë se 82.6 milionë shkrime. Numri më i madh i përdoruesve vjen nga SHBA-të, ndërsa gjithnjë është në rritje edhe numri i përdoruesve ndërkombëtar, duke përfshirë edhe përdoruesit shqiptar të cilët janë prezent në faqe. / Telegrafi /