Tumbakovic para ndeshjes me Kosovën: Nuk kemi më luks për të humbur pikë

Trajneri i kombëtares së Malit të Zi, Ljubisha Tumbakovic ka publikuar listën e lojtarëve që ka ftuar për ndeshjes e radhës në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Strategu ka ftuar disa prej yjeve kryesore të skuadrës si dhe disa prej lojtarëve me perspektiv të futbollit malazez.
Ai ka folur për mediat vendore duke treguar se përse ka zgjedhur të ftoj këta lojtarë pas kritikave të analistëve sportivë.

“Pas tubimit të marsit, ne kemi bërë tre ndryshime, megjithatë, me ne janë Saviçevic, Haksabanovic dhe Lagator, me të cilët kemi shtuar cilësitë në ekip. Paraqitjet e vazhdueshme në ekipet e tyre në muajt e fundit kanë bërë që ftohen për këto dy ndeshje”, tha Tumbakovic.
Eksperti me përvojë thekson se Malin e Zi e presim dy ndeshje shumë të vështira – Kosova dhe Republika Çeke.
“Të gjitha ndeshjet e ardhshme kanë një cak . Ashtu sikurse edhe në herën e fundit, do të ishim të kënaqur po të shënonim fitoren në Bullgari. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur dhe tash nuk e kemi luksin e humbjes së pikëve. Në qershor, na presim dy ndeshje shumë të rëndësishme, për herë të parë kundër Kosovës në shtëpi dhe si mysafir të Republikës Çeke. Ne do të përpiqemi, me gjithë problemet që kemi në ekip, të përgatitemi sa më mirë që është për kërkesat e ndeshjeve të ardhshme”, ka thënë trajneri, i cili ka ftuar edhe sulmuesin pejan, Fatos Beqirajn.
Ndryshe, Mali i Zi do të mirëpres “Dardanët” në Podgoricë më 7 qershor ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtoj drejt Pragës, ku do të takohet me çekët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë