Trajneri i skuadrës së Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, e ka konfirmuar se braziliani Neymar dëshiron të largohet nga klubi francez këtë verë.

Duke folur në një intervistë, ai e zbuloi se ai ka qenë i vetëdijshëm për këtë gjë.


"E dija që ai dëshironte të shkonte, përpara Copa Americas, por kjo është një temë mes klubit dhe Neymarit".

tuchel

"Është e gjitha e qartë mes nesh, tani është në mes klubit dhe Neymarit”.

"Ne punojmë së bashku, është diçka mes klubit dhe atij", ka thënë Tuchel për RMC Sports.

al khelaifi tuchel

Barcelona është e lidhur me një lëvizje për 27-vjeçarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app