Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidate për presidente të Bjellorusisë, e cila tani ndodhet në mërgim në Lituani, tha se taktikat e frikësimit të udhëheqësit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, vetëm se po e vështirësojnë zgjidhjen e krizës.
Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenko është rizgjedhur president.
Opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet janë manipuluar.
Duke folur për kanalin televiziv Current Time të Radios Evropa e Lirë, Tsikhanouskaya tha se Lukashenko është një udhëheqës “jolegjitim”, i cili nuk ka autoritet të bëjë marrëveshje në emër të Bjellorusisë.
Protestuesit bjellorusë kërkojnë dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.
Lukashenko, 66 vjeç, mban pushtetin qysh në vitin 1994. Regjimi i tij u është përgjigjur protestuesve paqësorë me arrestime masive – vetëm të dielën, më 13 shtator, janë arrestuar afro 800. Disa prej të burgosurve kanë raportuar edhe për torturë.
Të hënën, Lukashenko ka takuar në Soçi të Rusisë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i ka premtuar një hua prej 1.5 miliard dollarësh.
Tsikhanouskaya, e cila pretendon se i ka fituar zgjedhjet në Bjellorusi me 60-70 për qind të votave, tha se arrestimet e së dielës kanë pasur qëllim t’i tregojnë Kremlinit se Lukashenko ka ende kontroll mbi situatën në Bjellorusi.
“Shfaqja masive e forcës, duke dërguar aq shumë policë në vendin e protestave, ka të ngjarë të jetë organizuar për t’i frikësuar njerëzit, që të mos protestojnë. Por, kjo nuk funksionon më. Njerëzit kanë një qëllim, ata kanë dëshirë të jetojnë në një Bjellorusi të re, pa uzurpatorin. Sa më brutale që është policia dhe sa më shumë njerëz që burgosen, aq më i vendosur është populli”, tha Tsikhanouskaya, e cila është strehuar në Lituani shumë shpejt pas zgjedhjeve.
Rusia, partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe strategjik i Bjellorusisë, është duke vëzhguar nga afër trazirat. Planifikuesit në Kremlin janë të kujdesshëm ndaj përsëritjes së asaj që ka ndodhur në Ukrainë, në vitin 2014, kur protestat masive kanë çuar në rrëzimin e presidentit pro-rus atje.
Duke sinjalizuar përfshirjen e mundshme të Kremlinit në krizë, Lukashenko dhe Putin kanë zhvilluar së paku pesë thirrje telefonike që nga zgjedhjet, ndërsa takimi i së hënës ishte i pari ballë për ballë qysh pas zgjedhjeve.
Putin dha pak detaje rreth huas së re për Bjellorusinë, por ai po ashtu sinjalizoi mbështetje për Lukashenkon në mënyra të tjera dhe tha se bashkëpunimi në mbrojtje do të vazhdojë.
Tsikhanouskaya tha se çdo marrëveshje me një Lukashenko “të paligjshëm” nuk do të ketë peshë ligjore dhe “do të rishikohet nga çdo udhëheqje e re”.
Perëndimi i ka dënuar manipulimet në vota dhe goditjen e ashpër të policisë ndaj protestuesve të opozitës, duke e detyruar Lukashenkon të kërkojë mbështetje në Moskë.
Në vend se të bisedojë me Putinin, Tsikhanouskaya tha se Lukashenko duhet të zhvillojë një dialog me opozitën dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për inaugurimin e tij do të ishte “e paligjshme”.
“Ne gjithmonë kemi bërë thirrje për dialog. Mendoj se është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza. Vetëm dialog. Dhe, përmes një dialogu të tillë, ne duhet të biem dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të reja [presidenciale]”, tha Tsikhanouskaya, duke shtuar se Këshilli i Koordinimit i opozitës vazhdon të funksionojë, pavarësisht faktit se vetëm një anëtare e tij, lauratja e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, mbetet e lirë brenda Bjellorusisë, dhe se disa anëtarë të tjerë ose janë detyruar të ikin nga vendi, ose janë arrestuar nga policia.
“Mendoj se për momentin, zoti Putin zgjodhi rolin e një vëzhguesi në pritje, i cili peshon zhvillimet në vendin tonë. Ai, në fakt, e kupton se ne jemi vende mike dhe se askush nuk dëshiron t’i prishë lidhjet tona, që janë vendosur shumë kohë më parë. Është e qartë se presidenti i ardhshëm [i Bjellorusisë], i zgjedhur legalisht përmes zgjedhjeve të drejta, do të vazhdojë të ndërtojë lidhje të dobishme reciproke me Rusinë. Ne e kuptojmë se roli i Rusisë është i madh për Bjellorusinë, por gjithçka mund të zgjidhet përmes dialogut”, tha Tsikhanouskaya, e cila është bërë udhëheqëse e opozitës bjelloruse.
Burri i saj, Syarhey, një sfidues i mundshëm i Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, është arrestuar përpara votimeve dhe mbetet në paraburgim.
Tsikhanouskaya, e cila deri vonë nuk punonte, e mori rrugën e bashkëshortit të saj, pas burgosjes së tij.
Ajo tha se sapo të nisë një lloj dialogu me Qeverinë e Lukashenkos, do të kthehet në Bjellorusi “për të qenë pranë njerëzve”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos