Trupi juaj prodhon shumë sekrecion: Këto janë simptomat dhe shkaktarët, mirëpo këtë problem mund ta zgjidhni pa ilaçe!
Është me rëndësi të dihet që trupi prodhon sekrecion vazhdimisht, mirëpo kur fillon dhe shkak të tij nuk ndiheni mirë apo ndiheni ndryshe, do të thotë që sekrecioni ka ndërruar strukturën apo përmbajtjen e vet
Mund të bëhet më i dendur dhe më i ngjitshëm, ndërkaq shkaktarët mund të jenë alergjia, irritimet e hundës, fytit ose mushkërive, si edhe pirja e duhanit dhe problemet me tretjen.
Njerëzit të cilët vuajnë nga alergjitë çdo ditë luftojnë me këtë problem, sepse alergjitë nxisin trupin të tajit histaminën, e cila shkakton të kruar dhe teshtitje.
Hunda fillon të rrjedhë pasi që nga membrana sekrecioni liron lëngun. Në të vërtetë, sekrecioni është pjesë e përgjigjes themelore të imunitetit të mushkërive, e cila fillon prodhimin e bujshëm të sekrecionit dhe pastrimit kronik nëpërmjet kollës, për shkak të bronkitit kronik, transmeton Telegrafi.
Shenjat e rritjes së prodhimit të sekrecionit
Në shikim të parë, kjo simptomë duket e padëmshme, mirëpo kur sinuset mbyllen për shkak të sasisë shumë të madhe të sekrecionit, kjo me siguri nuk do t’ju pëlqejë.
Prandaj, kushtoni kujdes simptomave të cilat tregojnë prodhimin e shtuar të sekrecionit:
– Hunda që rrjedh
– Dhembje e fytit
– Kolla
– Dhembja e kokës për shkak të sinuseve
– Mbyllja nazale (hunda e mbyllur)
– Teshtitja
Si ta pastroni trupin nga sekrecioni i tepërt dhe si ta pengoni prodhimin e shtuar
Sidoqoftë, mund t’i ndihmoni vetes nëpërmjet ushqimit, shprehive dhe ndryshimit të stilit të jetës.
Veprimet pasuese do t’ju lirojnë nga sekrecioni i tepërt dhe do t’ju ndihmojnë që të jeni më të shëndetshëm:
1. Pini mjaft lëngje
Sa më shumë që pini lëngje, sekrecioni do të jetë më i rrallë, që është shumë me rëndësi për njerëzit me alergji.
Rregulla nr. 1 është hidratimi, i cili nënkupton ujin, jo lëngjet dhe limonadën. Kështu do t’i ndihmoni vetes që të rregulloni sekrecionin dhe të pastroni tërësisht trupin.
2. Kujdes ndaj ajrit të thatë
Ajri i thatë irriton hundën dhe mund të shkaktojë rrjedhje. Mu për këtë njerëzit me alergji teshtijnë në hapësirat në të cilat ajri nuk është mjaft i lagësht dhe i freskët.
3. Uji i njelmët në fyt
Shpëlarja e gojës me tretje të njelmët, në fyt zvogëlon irritimin. Thjesht, një lugë të vogël kripë treteni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe disa herë në ditë shpëlajeni gojën.
4. Fryni hundët
Rregullisht fryni hundët dhe përpiquni që kurrë të mos përpini sekrecionin.
5. Përdorni eukaliptus
Mund të lyeni disa pika vaj ekauliptusi në gjoks apo të pini ujin në të cilin më parë keni qitur disa pika të këtij vaji të fuqishëm. Dushi i ngrohtë me pak eukaliptus gjithashtu është i dobishëm.
Vaji e ekauliptusit ka cilësi antibakterale, ndihmon te ftohjet dhe problemet e sistemit respirator, ndihmon në higjienën orale, mirëpo edhe në mënyrë të shkëlqyeshme dëbon insektet.
6. Artikujt të cilët rregullojnë prodhimin e sekrecionit
Përfshini në menynë e ushqimit këta artikuj, sepse ndihmojnë në zvogëlimin e prodhimit të sekrecionit:
– Peshqit (salmonin, tonin, sardelet).
– Pemët dhe perimet (kungujt, ananasin, mollët, limonin, kastravecin, xhenxhefilin, qepën dhe hudhrën).
– Çajet (kamomilin dhe çajet pa kofeinë).
– Vajin e ullirit
7. Kompresa nga mjalti
Përzieni pak miell dhe mjaltë në atë mënyrë që përbërja të mos ngjitet për gishta. Shtoni pak vaj ulliri dhe sërish rrotullojeni përbërjen në miell. Mbështilleni përbërjen në peshqir pambuku, hollojeni pak me dorë sipër peshqirit, pastaj vendoseni në gjoks apo në shpinë dhe forcojeni me flaster.
Lëreni të veprojë gjatë natës, mirëpo nëse aplikoni këtë kompresë te fëmijët, vendosjani 2 – 3 orë para se të fle gjumë, pastaj hiqjani, transmeton Telegrafi.
8. Pija nga mjalti dhe soda e bikarbonatit
Recetë e shkëlqyeshme shtëpiake për të gjithë ata që kanë grip apo dëshirojnë ta zgjidhin problemin me sekrecionin nga mushkëritë.
Përbërësit: 1 një lugë e vogël mjaltë, gjysmë luge e vogël sodë bikarbonati, 2–3 pika lëng limoni dhe një gotë ujë të ngrohtë.
Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në gotë dhe lëreni disa minuta të qëndrojnë, që soda e bikarbonatit të tretet, pastaj e pini. Pini çdo ditë, derisa mushkëritë të pastrohen dhe ju nuk do të kolliteni më. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre