Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të hetimit të një vdekje në Ranillug.

Policia njofton se rasti konkretisht ka ndodh në Korminjan i Poshtëm, më 19.08.2026.


“Në oborrin e një shtëpie është gjetur trupi i viktimës F/K. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/