Trupi gjykues në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ka urdhëruar palët që deri më 31 maj të gjejnë zgjidhje për të garantuar publicitet të seancave në këtë proces.
Pasi katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) kanë dëshmuar në seanca private, kryegjykatësi Charles Smith ka thënë se kjo është bërë për të mbrojtur dëshmitarët.
“Ky trup gjykues është i shqetësuar se të gjitha provat janë dëgjuar në seancë private apo të mbyllura. I kujtojmë palëve se në bazë të nenit 21 paragrafi 1 të ligjit, të akuzuarit kanë të drejtë të dëgjojnë seanca publike dhe të drejta, dhe se është interesi publik që këto procedura sa më shumë të jetë e mundur të zhvillohen në seanca publike… Për fat të keq deri tani një pjesë e madhe e këtij gjykimi është bërë në seanca të mbyllura apo private, nevoja për mbrojtjen e dëshmitarëve sigurisht është përligje e masave mbrojtëse të urdhëruara nga trupit gjykues që nga ana tjetër kanë të bëjnë me karakterin publik të procesit. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur dëshmitarët, në të njëjtën kohë është e rëndësishme që gjyqi të vazhdoj të jetë publik”, ka thënë ai.
Smith ka kërkuar nga mbrojtja që të ketë kujdes gjatë intervistimit, me qëllim që të mos nxjerrën informacione konfidenciale kur seancat janë të hapura.
“Palët pra urdhërohen të angazhohen në diskutime për këtë çështje dhe deri më 31 maj 2023 të sigurojnë zgjidhje për të garantuar publicitet më të madh të këtyre procedurave. Ndërkohë, për dëshmitarët e tjerë palët udhëzohen që të marrin parasysh parimin e publicitetit kur të kërkojnë që palët e dëshmive të dëgjohen në seanca private apo të mbyllura nuk do të kundërshtojmë që të futemi dhe të dalim në seanca private dhe të mbyllura sepse e kuptojmë se është pjesë e procesit….Materialet që janë konfidenciale t’i përcaktojmë që në fillim dhe pastaj të vazhdojmë me seancë publike deri të dalë diçka që është e nevojshme për tu mbrojtur, gjithashtu mendojmë që avokatët do të kenë kujdes të veçantë të mos nxjerrin informacion konfidencial gjatë seancave publike dhe do t’i formulojnë pyetjet e tyre në mënyrë që të shmang ndodhitë e tilla”, u shpreh tutje.
Por avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se nuk kanë shkaktuar probleme të tilla.
Sipas Emmerson, urdhri i sapo dhënë nga trupi gjykues krijon përshtypjen se ekipet mbrojtëse janë pajtuar me situatën që gjykimi të mbahet në seanca private.
“Nuk kemi krijuar probleme të tilla sepse kemi qenë në seancë private. Unë jam i shqetësuar për faktin se përshtypja që mund t’i krijohet publikut nga urdhri që sapo dhatë është se ne mbrojtja jemi në njëfarë mënyre pajtuar me këtë situatë që është krijuar për faktin se ky gjyq është zhvilluar në seanca private”, tha ai.
Pas këtij urdhri, ka filluar të dëgjohet dëshmitari i pestë i Prokurorisë.
Seanca ka vijuar private, që sipas kryegjykatësit, kjo është bërë për të mbrojtur të dhënat e dëshmitarit.
Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e katër dëshmitarëve të prokurorisë.
Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse.
Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.
Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit