LAJMI I FUNDIT:

Trupat e sulmuesve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore

Trupat e sulmuesve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore

Autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa u bërë identifikimi shkencor i tyre.

Kjo është bërë e ditur nga specialist i Mjekësisë Ligjore, Naim Uka.


“Po, ka përfundu pardje. Procedurat e autopsisë janë kry. Trupat nuk iu dorëzohen familjarëve pa u bë identifikimi shkencor. Trupat janë në morg dhe janë procedura standarde që nuk lejohen pa u identifiku”, tha Uka.

Uka tha se ndër metodat e verifikimit është përmes gjurmëve të gishtërinjve, por në rast që ky identifikim nuk mund të bëhet atëherë do të vazhdohet me procedurën e identifikimit përmes ADN-së.

“Është një procedurë që Policia mundet me e kry, por është edhe një procedurë tjetër që mundet me u kry përmes ADN-së. Kjo varet prej Policisë dhe nuk e di deri sa të kryhet. Nëse kjo nuk mundet me u kry përmes gjurmëve të gishtave, atëherë vazhdohet me këtë të ADN-së. Verifikimi për procedurën e gishtave bëhet nga Njësia Forenzike për procedurën e gishtave”, u shpreh Uka për betimiperdrejtesi.

Ndërsa, mësohet nga mediumi se trupat e sulmuesve, zyrtarisht nuk janë identifikuar, mirëpo ka familjarë të cilët janë paraqitur që t’i marrin ata.

Të njëjtat burime thonë se është duke u zhvilluar presion politik nga Serbia që trupat të merren sa më shpejtë.

Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë. Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Ky aksion është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori