LAJMI I FUNDIT:

Trump zbulon kriteret për ata që duan të jenë kandidat për zëvendëspresident – përmend dy emra potencialë

Trump zbulon kriteret për ata që duan të jenë kandidat për zëvendëspresident – përmend dy emra potencialë

Ish-presidenti Donald Trump ka zbuluar kriteret e tij për një kandidat në garën për zëvendëspresident, por ai i tha prezantueses së Fox News, Maria Bartiromo se nuk do të shpallte një zgjedhje “për pak kohë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump i bëri komentet në një intervistë me Bartiromo që u transmetua në “Sunday Morning Futures”.


Ai tha se faktori më i rëndësishëm është të sigurohet se kandidati i tij do të jetë në gjendje të menaxhojë presidencën në rast emergjence.

“Çfarë kriteresh po përdorni për të identifikuar se kush është kandidati juaj?”, pyeti Bartiromo.

Këta janë pretendentët kryesorë për të qenë zëvendëspresident, nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këta janë pretendentët kryesorë për të qenë zëvendëspresident, nëse Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

“… Epo, unë kam shumë njerëz të mirë. Kam shumë ide të mira”, ka thënë, duke shtuar se “flet me të gjithë”.

“E dini, unë thirra [sen. nga Karolina e Jugut] Tim Scott dhe njerëz si Tim Scott dhe thashë se ju jeni një kandidat shumë më i mirë për mua sesa për veten tuaj”, tha Trump.

Trump vazhdoi duke lavdëruar edhe guvernatoren e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, duke vënë në dukje se ajo tha publikisht se nuk do të kandidonte kurrë kundër tij, “sepse nuk mund ta mposhtja kurrë”.

Trump gjithashtu mohoi raportet se ekipi i fushatës së tij kishte kontaktuar Robert F. Kennedy, Jr., për të eksploruar mundësinë që në fillim të sezonit të fushatës.

Trump tha se ndërveprimi “nuk ka ndodhur kurrë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori