LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se do të flasë me Putinin dhe Zelenskyn për përfundimin e luftës, beson se nevojiten 100 vite për rindërtimin e qyteteve ukrainase  

Trump thotë se do të flasë me Putinin dhe Zelenskyn për përfundimin e luftës, beson se nevojiten 100 vite për rindërtimin e qyteteve ukrainase  

Donald Trump ka folur për luftën në Ukrainë nga klubi i tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Trump tha se do të bisedonte me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se ishte i shqetësuar nga imazhet e masakrës nga konflikti.

“Duhet të bëj një marrëveshje”, tha Trump.


Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse besonte se Ukraina duhet t’i dorëzonte territorin Rusisë, si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar për luftën gati tre-vjeçare.

“Dua të them, ka qytete që nuk ka një ndërtesë të padëmtuar, është një vend rrënimi”, tha ai, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit po vdesin në nivele që askush nuk i ka parë ndonjëherë” në mes të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha Trump.

Ai pretendoi se do të duhen “100 vjet për të rindërtuar” qytetet e Ukrainës.

“Ky është një rindërtim 100-vjeçar dhe nuk mund ta kesh kurrë ashtu siç ishte. Nëse unë do të isha president ajo luftë nuk do të kishte ndodhur”, tha për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori