Trump thotë se SHBA po ndërton një mur në Colorado - një shtet që nuk kufizohet me Meksikën

Donald Trump ka bërë një pretendim kurioz duke folur para mbështetësve në një tubim në Pittsburgh të mërkurën: ai ka thënë se po ndërton një mur kufitar në Colorado.
“Ne po ndërtojmë një mur në kufirin e New Mexico dhe ne po ndërtojmë një mur në Colorado", citohet të ketë thënë Trump, përcjell Telegrafi. “Ne jemi duke ndërtuar një mur të bukur, një i madh që me të vërtetë funksionon, që ju nuk mund ta kaloni as nga mbi e as nga poshtë”.
Me gjithë faktin se shteti i Kolorados ndodhet brenda në Shtetet e Bashkuara, pretendimi i tij u prit nga duartrokitje dhe brohoritje.
Megjithatë, disa politikanë dhe përdorues të mediave sociale reaguan me shqetësime dhe tallje.
“Epo kjo është e pakuptimtë... Colorado nuk kufizohet me Meksikën”, ka cekur guvernatori i shtetit Jared Polis.
Trump më vonë ka bërë një postim në Twitter duke thënë se "e ka thënë me shaka". /Telegrafi/



































