Trump thotë se “është e mundur” që SHBA të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran

Presidenti Donald Trump i tha një rrjeti të lajmeve të dielën se mbetet e mundur që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në konfliktin Iran-Izrael.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump ka thënë se ai do të jetë "i hapur" që homologu rus Vladimir Putin të jetë një ndërmjetës, përcjell Telegrafi.
"Është e mundur që ne të përfshihemi" në betejën e vazhdueshme midis armiqve të mëdhenj të Lindjes së Mesme, tha Trump në një intervistë, sipas ABC News, e cila tha se presidenti republikan theksoi se Shtetet e Bashkuara "nuk janë "për momentin" të përfshira në aksionin ushtarak.
Sa për Putinin si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt, "ai është gati. Më thirri për këtë. Ne patëm një bisedë të gjatë për të", i tha Trump një gazetari të ABC News.
Më herët të dielën, Trump i kërkoi Iranit dhe Izraelit të "bëjnë një marrëveshje" dhe t'i japin fund shkëmbimit të tyre vdekjeprurës të sulmeve.
“Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”.
Ai ka shtuar se ka “shumë thirrje dhe takime që po zhvillohen tani” për këtë çështje dhe se paqja mund të arrihet “së shpejti” midis kundërshtarëve për një kohë të gjatë. /Telegrafi/



















































