Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se armët tashmë po dërgohen në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët, ai tha gjithashtu se nuk kishte folur me Vladimir Putinin që kur sanksionet kundër Rusisë u njoftuan të hënën.


Presidenti amerikan zbuloi se Uashingtoni do t'i shesë armë NATO-s, të cilat më pas mund t'i kalojnë Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Disa vende evropiane janë zotuar tashmë ta mbështesin këtë iniciativë, përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Danimarkën, Holandën, Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Finlandën.

Në anën tjetër, këto armë prej kohësh janë kërkuar nga presidenti ukrainas, i cili vazhdimisht theksonte nevojën për armë moderne të kalibrit të madh që do t’ju ndihmonte të ndalin sulmet ruse. /Telegrafi/