LAJMI I FUNDIT:

Trump do të nënshkruajë sot urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump do të nënshkruajë sot urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruajë të enjten një urdhër ekzekutiv të shumëpritur që synon të eliminojë Departamentin e Arsimit të SHBA-së, duke përmbushur një premtim të fushatës për të tentuar të çmontojë agjencinë, sipas zyrtarëve të lartë të administratës Trump.

Trump pritet të nënshkruajë urdhrin, i cili ka qenë në punë prej javësh, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë ku do të marrin pjesë disa guvernatorë republikanë dhe komisionerë shtetërorë të arsimit.

Trump do të udhëzojë Sekretaren e tij të Arsimit, Linda McMahon, që të ndërmarrë “të gjithë hapat e nevojshëm për të lehtësuar mbylljen e Departamentit të Arsimit dhe kthimin e autoritetit arsimor në Shtetet”, sipas një përmbledhjeje të Shtëpisë së Bardhë të urdhrit të rishikuar nga USA TODAY.


Ai gjithashtu bën thirrje për “shpërndarjen e pandërprerë të shërbimeve, programeve dhe përfitimeve në të cilat mbështeten amerikanët”, transmeton Telegrafi.

Urdhri i Trump, i cili është pothuajse i sigurt se do të nxit sfida ligjore nga e majta, vendos një test të ri për kufijtë e autoritetit presidencial pasi përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, u bllokuan këtë javë nga një gjykatës federal i qarkut në Maryland.

Departamenti, i krijuar si një agjenci në nivel kabineti nga Kongresi në 1979, nuk do të mbyllet menjëherë me nënshkrimin e Trump.

Eliminimi i tij në tërësi do të kërkonte veprim nga Kongresi. Megjithëse Trump ka reduktuar fuqinë punëtore të agjencisë në mënyrë dramatike javët e fundit, agjencia ende ekziston dhe vazhdon të mbikëqyrë programet jetike të financimit federal për shkollat.

Harrison Fields, zëvendës sekretari kryesor i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, tha në një deklaratë për USA TODAY se urdhri “do të fuqizojë prindërit, shtetet dhe komunitetet të marrin kontrollin dhe të përmirësojnë rezultatet për të gjithë nxënësit”.

Ai tha se rezultatet e fundit të testit në provimin Kombëtar të Vlerësimit të Progresit Arsimor, “zbulojnë një krizë kombëtare – fëmijët tanë po mbeten prapa”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kroacia ka marrë aeroplanin e njëmbëdhjetë luftarak francez Rafale

Kroacia ka marrë aeroplanin e njëmbëdhjetë luftarak francez Rafale

Kroacia
Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Botë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa

"Kush nuk kërcen është me Erdoganin" - banorët e Stambollit dalin në rrugë pas arrestimit të kryebashkiakut

Turqia
Zhytësi vdes në shpellën famëkeqe nënujore në Florida, ndërsa dy shokët e tij ia dalin të gjallë

Zhytësi vdes në shpellën famëkeqe nënujore në Florida, ndërsa dy shokët e tij ia dalin të gjallë

Amerika
Zelensky kërkon 5 miliardë euro të tjera nga BE - sa më shpejt të jetë e mundur

Zelensky kërkon 5 miliardë euro të tjera nga BE - sa më shpejt të jetë e mundur

Botë
Kalo në kategori