LAJMI I FUNDIT:

Trump sulmon gazetën që u përfshiu në bisedën sekrete të administratës amerikane: Ajo është drejt falimentimit

Trump sulmon gazetën që u përfshiu në bisedën sekrete të administratës amerikane: Ajo është drejt falimentimit

Një gazetar mori informacione të ndjeshme rreth sulmeve ushtarake amerikane në Jemen.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarin e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së pas skandalit me publikimin e mesazheve
Lexo po ashtu Kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së pas skandalit me publikimin e mesazheve

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër gazetën gjersa tha se ajo është drejt falimentimit.


“The Atlantic? Ajo është një revistë që po shkon drejt falimentimit. Jo një e mirë. Nuk di asgjë për këtë” u tha ai gazetarëve.

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjithashtu reagoi – dhe i mohoi të gjitha. “Kam dëgjuar se si po e shtrembërojnë këtë histori. Askush nuk po dërgonte mesazhe për plane ushtarake”, tha Hegseth.

Ai gjithashtu sulmoi Jeffrey Goldberg të The Atlantic – gazetarin që pretendoi se ishte shtuar aksidentalisht në një bisedë të nivelit të lartë.

Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se "e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri"
Lexo po ashtu Skandal në administratën Trump, publikohen mesazhet ku zëvendëspresidenti amerikan thotë se "e urren ta shpëtojnë Evropën përsëri"

Hegseth e quajti atë një “gënjeshtar, i diskredituar plotësisht dhe i ashtuquajtur gazetar”.

Zbulimi, me implikimet e tij të qarta për sigurinë kombëtare, ka shkaktuar tronditje në qarqet diplomatike dhe politike dhe shumë prej tyre kanë kërkuar hetime se si erdhi gabimi, ndërsa të tjerë kanë kërkuar masa disiplinore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritja e pranisë ushtarake turke në Siri alarmon Izraelin

Rritja e pranisë ushtarake turke në Siri alarmon Izraelin

Azia
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Serbia
Anëtari më i ri i NATO-s po dërgon aeroplanët ushtarakë për të kontrolluar kufijtë e aleancës për herë të parë

Anëtari më i ri i NATO-s po dërgon aeroplanët ushtarakë për të kontrolluar kufijtë e aleancës për herë të parë

Botë

"Kjo nuk është vetëm histori, ky është fati, është koha të ngrihemi bashkë sërish", Trump publikon një video-mesazh për Grenlandën

Botë

"Këtu është shumë ftohtë, askush nuk ma tha këtë", bëhet viral reagimi i zëvendëspresidentit amerikan gjatë vizitës në Grenlandë

Botë
Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë

Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë

Azia
Kalo në kategori