LAJMI I FUNDIT:

Trump: SHBA nuk parashikon sanksione ndaj Koresë së Veriut

Trump: SHBA nuk parashikon sanksione ndaj Koresë së Veriut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka deklaruar se SHBA nuk po shqyrton sanksione ndaj Koresë së Veriut.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.

“Unë nuk po i shqyrtoj veprimet. Ne po përparojmë shumë mirë me Korenë e Veriut. Kam një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un dhe aspak nuk po shqyrtojmë sanksione kundër tyre”, tha Trump.


SHBA dhe Koreja e Veriut nuk janë takuar që nga samiti i dytë midis presidentit amerikan dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në Hanoi në muajin shkurt.

Në muajin prill, udhëheqësit e të dy vendeve thanë se ishin të gatshëm të zhvillojnë një samit të tretë.

Samiti i parë u mbajt në qershor të vitit 2018 në Singapor dhe Trump është presidenti i parë amerikan që takon një udhëheqës të shtetit të Koresë së Veriut./atsh

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori