LAJMI I FUNDIT:

Trump reagon ndaj nisjes së procedurave për shkarkimin e tij

Trump reagon ndaj nisjes së procedurave për shkarkimin e tij

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar menjëherë pasi Demokratët kanë bërë të ditur se do të hapin një “hetim zyrtar të fajësisë” ndaj tij, për pretendimet se ai kërkoi ndihmë politike nga Ukraina.

Siç është raportuar, ka qenë Nancy Pelosi ajo që ka deklaruar një veprim të tillë, duke thënë se “Presidenti duhet të mbahet përgjegjës. Askush nuk është mbi ligjin”.

Përmes një reagimi në Twitter, përcjell Telegrafi, Trump ka thënë: “Një ditë e tillë e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, kaq shumë punë dhe kaq shumë sukses, dhe demokratët me qëllim duhej ta prishnin këtë… Sa keq për vendin tonë!”.


Ndryshe presidenti Trump ndodhet në Nju Jork për takime me krerët botërorë në Kombet e Bashkuara.

Demokratët fillojnë procedurat për hetimin zyrtar të presidentit Trump, për largim nga detyra
Lexo po ashtu Demokratët fillojnë procedurat për hetimin zyrtar të presidentit Trump, për largim nga detyra

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, vendimi i kryedemokrates Nancy Pelosi pason kërkesat në rritje nga partia e saj.

Ish-nënpresidenti i SHBA, Joe Biden, aktualisht kandidat për president, i bëri thirrje Presidentit Trump që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet e Kongresit mbi telefonatën që ka patur me presidentin ukrainas në të cilën thuhet se i ka bërë presion bashkëbiseduesit për të hetuar djalin e tij, Hunter. Përndryshe, shtoi zoti Biden, ai rrezikon të largohet nga posti.

Ndryshe, Trump ka mohuar pasaktësinë, por ka pranuar se ka diskutuar rreth rivalit politik Joe Biden me presidentin ukrainas.

Siç shkruan tutje BBC, asnjë president amerikan nuk është hequr ndonjëherë nga detyra nga “hetimi zyrtar i fajësisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori